Liverpool “blindon” kreun, mposht Cityn dhe shkon plus 9 pike

Sport

Në Premier League u përballën kampionët e Mancester City-t me ata të Europës, Liverpool. Në “Anfield”, skuadra e Klopp vendosi diktatin, duke marrë një fitore 3-1 në një ndeshje spektakolare.

Goli i parë ishte një perlë e vërtetë nga Fabinho, më pas Salah shënoi edhe golin e dytë dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne pjesën e dytë, Mane shënoi edhe golin e tretë për Liverpool, por Manchester City nuk u dorëzua, megjithëse deri në fund të takimit mundi të shënonte vetëm një gol, me anë të Silva-s.

Pas kesaj ndeshje Liverpool shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërsa City bie në vendin e katërt me vetëm 25 pikë.

ME TE LEXUARAT