Atentati me bombë ndaj ushtarëve italianë në Irak/ Meta: Shërim sa më të shpejtë për paqeruajtësit!

Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar shërim sa më të shpejtë për ushtarët paqeruajtës italianë të cilët u plagosën gjatë një atentati ditën e sotme në Irak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se lutjet dhe mendimet e tij shkojnë për ushtarët e plagosur, duke i uruar atyre shërim sa më të shpejtë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku 5 ushtarakë italiane mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Bagdad, ku tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.

Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira!

ME TE LEXUARAT