Politika

Zbardhet dosja e prokurorise, si u pushua akuza ndaj Lulzim Bashes per lobimin ne SHBA

Referuar dokumentit të prokurorisë rezulton se kompania e Nik Muzin kishte marrë tri pagesa në shumën e 650 mijë dollarëve për punën e bërë në favor të Partisë Demokratike. Njëra nga pagesat është kryer nga kompania ‘Biniata Trade’, e regjistruar në ishujt Belize.

Prokurorët thonë se për të qenë përpara veprës penale të pastrimit të parave, duhet që një person të ketë kryer një vepër penale, nga e cila siguron të ardhura, të cilat më pas i vë në qarkullim, duke fshehur të ardhurat që burojnë nga krimi. Në kushtet kur nuk ka vepër penale, prej nga të rrjedhin të ardhura, prokurorët thonë se nuk qëndron vepra e pastrimit të parave.

Një tjetër argument që rendisin prokurorët është edhe kërkesa e lobistit Nik Muzin, bërë përpara autoriteteve amerikane, i cili pretendon garanci të plotë që nuk do të dënohet në Shqipëri dhe në këmbim shpreh dakordësinë të japë dëshminë e tij.

Prokurorët thonë se duke ngritur këtë akuzë, mund të bëheshin pengesë për marrjen e dëshmisë së Nik Muzin.

“Nga korrespondenca e bërë me autoritetet e ndjekjes penale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rezulton se shtetasi amerikan Nikolas Muzin ka vendosur që të flasë për këtë cështjes penale, pra lobimin e kryer. Autoritetet amerikane i kanë dhënë garanci sen nuk do të ndiqet penalisht ky shtetas në rast se jep deklarime për të zbardhur ngjarjen. Prokuroria amerikan ka komunikuar me prokurorinë ku përcjell kërkesën e Nikolas Muzin, për të mos [patur përgjegjësi penale në territorin e republikës së shqipërisë në këmbim të dhënies së dëshmisë së tij me cështjen objekt hetimi me qëllim zbardhjjen e plotë të ngjarjes”.

Prokurorët thonë se institucioni i ndjekës penale është i interesuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të mos u bërë pengesë për deklarimin e shtetasit amerikan Nikolas Muzin, vendosën të pushojnë akuzën, sikurse parashikohet nga Konveta e firmosur mes dy shteteve në 1933, respektivisht nga Mbretit Zog dhe presidenti Franklin D. Roosevelt.

Më tej ata argumentojnë se nuk ekziston vepra penale e pastrimit të parave, edhe për faktin se pagesat e kryera për të bërë takime dhe foto me zyrtarë të rëndësishëm të shtetit amerikan, janë një product, që nuk gjenerojnë të ardhura qërrjedhin nga vepra penale. në përfundim priokurorët thonë se është kompetencë ekskluzive e tyre për të ndryshuar apo saktëzuar akuzën deri në fazën e dhënies së konkluzioneve përfundimtare./bw

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close