Bayern Munich – Dortmund, sfida ku kerkohet vetem fitorja

Sport

Bayern Munchen - Borussia Dortmund është ndeshja që asnjë tifoz nuk mund ta humbasë këtë fundjavë. Nuk është momenti më i mirë as për bavarezët dhe për verdhezinjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bayerni e mbylli me Niko Kovac pas asaj disfate 5-1 raundin e kaluar të Bundesligës dhe tashmë drejtohet nga Flick i cili morri fitoren e parë si trajner kryesor duke thyer Olympiacosin në Champions, distanca prej 4 pikësh me Gladbach është e rikuperueshme, por është e çuditshme sidomos në vitet e fundit kur në muajin nëntor nuk shikon Bayernin në krye, ndërkohë që buzëqeshja është vesh më vesh tek Borussia që ndodhet në vendin e dytë dhe ajo përmbysje nga 0-2 në 3-2 kundër Interit në Champions ka injektuar doza të larta morali në venat e Dortmundit.

Herën e fundit që u sfiduan në “Alianz Arena” në prill,  ishte një masakër sportive, Bayerni triumfoi 5-0 duke shkuar i qetë drej titullit të 29-të. Gjithsesi Borussia u hakmorr duke fituar Superkupën e Gjermanisë në sytë e Bayernit.

Gjithsesi fitorja e fundit e verdhezinjve në Munich në kampionat është regjistruar 5 vite më parë në prill 2014-ës dhe ky stadium është kthyer si një makth për Dortmundin në sfidat e Bundesligës. Përpos situatës aktuale ku ndodhen skuadrat apo formës që po kalojnë, Bayern-Dortmund mbetet një takim i veçuar nga gjithçka tjetër, “der klasiker” edhe një herë do të ndezë flakë zemrat e të gjithëve…..

ME TE LEXUARAT