Shendetesi

Semundjet mendore qe shkakton ajri i ndotur/ Sa rrezikohen shqiptaret?

Ajri i ndotur vlerësohet se është një nga arsyet se përse miliona njerëz në botë vuajnë nga probleme shëndetësore fizike, por edhe mendore.

Së fundmi, niveli i ndotjes në Indi ka arritur të bëhet kryelajm në median botërore. Por Shqipëria është në një renditje me Indinë sa i përket ndotjes së ajrit, në një studim të publikuar nga Numbeo.

Atëherë, sa të rrezikuar jemi nga sëmundjet nervore që vijnë për shkak të ajrit të ndotur?

Gazeta gjermane BILD shkruan se një studim i gjerë në këtë fushë sjell rezultate të frikshme.

Studiuesit e Universitetit të Çikagos kanë zbuluar se cilësia e ajrit ndikon ndjeshëm në shtimin e sëmundjeve mendore. Ata kanë studiuar të dhëna për mbi 151 milionë njerëz.

Nga të dhënat e marra në SHBA dhe Danimarka, diçka rezulton me siguri: Mundësia për t’u prekur nga çrregullimet bipolare shtohet ndjeshëm në zonat me ajër të ndotur.

Po kështu rritet mundësia për t’u prekur nga depresioni i rëndë dhe çrregullime të personalitetit.

Në Danimarkë u zbulua se rreziku për t’u prekur nga skizofrenia shtohet me 148 përqind në zonat e ndotura.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close