Nuk e pranuan ne Festivalin e Kenges ne RTSH, reagon Erik Lloshi

Showbiz

Erik Lloshi nuk është pranuar të bëhet pjesë e garës muzikore të Festivalit të 58-të të Këngës, në RTSH.

“Newsbomb”  bëri me dije fillimisht se kënga e tij është refuzuar të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë.

Ai u shpreh se muzika dhe teksti ishin shkruar nga vetë këngëtari, dhe nuk kishte një arsye të qartë se pse nuk ishte pranuar:

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku.

Festivali i Këngës ka hasur mjaft kritika që pa filluar ende!

Kënga e Kujtim Prodanit gjithashtu është refuzuar. Ndërkohë kompozitorja e njohur Diana Ziu ka bërë një letër publike drejtuar Vera Grabockës për mënyrën e përzgjedhjes së këngëve, pasi edhe kënga e saj u refuzua. Sipas saj, fituesja është caktuar që tani, dhe ajo është Elvana Gjata.

ME TE LEXUARAT