Lajmi i fundit

Në kërkim të atentatorëve ndaj prokurorit Ndoja, Forcat e Posaçme zbarkojnë në Peqin

Pas kontrolleve të shumta dje në Vlorë e Lushnje, Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në qytetin e Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, Policia dyshon se autorët e atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe bashkëpunëtorët e tyre fshihen në këtë zonë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dytë, Julian Sula, i dyshuar si i përfshirë në atentatin te mbikalimi i Shkozetit një javë më parë.

Ky shtetas dyshohet se ka dijeni për atentatin sepse ka njohje me një grup rival me Landi Muharremin, apo “të tmerrshmin e Shijakut”, i plagosur në atentatin e 1 nëntorit pasi ndodhej në makinë me prokurorin Ndoja dhe viktimën Andi Maloku, shoferi i prokurorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close