Lajmi i fundit

Atentati ndaj Ndojës, flet “Juli i Pashakos”: Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam qenë në Turqi

Julian Sula, i shpallur në kërkim për atentatin e 1 nëntorit pranë “Mbikalimit të Shkozetit”, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën Andi Maloku, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. i pyeti pse i keni vajtur kontroll”, u shpreh Sula..
I pyetur nëse kishte njohje me Redjan Rrajën, të arrestuarin e vetëm mbi ngjarjen, Sula e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi.

Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare, as Pëllumb Muharremin”, është shprehur ai, teksa deklaron se të nesërmen do të shkojë në polici për sqarimin e situatës.

“Unë do të shkojë në polici që nesër në mëngjes. Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, deklaroi Julian Sula.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close