Arrestohen në Itali dy grabitësit shqiptarë, njëri qëllon në kokë karabinierin për t'u arratisur

Aktualitet

Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy shtetas shqiptarë pasi qarkullonin me një automjet të grabitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pranga kanë rënë shtetasit Aleksandër Mhillaj (28 vjeç) dhe Enrik Nikolla (24 vjeç).

Këta shtetas u pikasën nga policia dhe sapo panë oficerët e policisë hipën në makinën ‘’Fiat Stilo’’ dhe u larguan drejt rrugës Fratelli Cervi.

Kur karabinierët ndaluan makinën, Nikolla goditi në kokë njërin nga karabinerët dhe së bashku ata ia mbathën në këmbë.

Më pas, ata nuk mund të shpëtonin më teksa iu hodhën prangat.

Në kontrollin e banesave të tyre, karabinierët gjetën sende të çmuara prej floriri dhe argjendi me vlerë 10 mijë € si dhe makina ‘’Fiat Stilo’’ me të cilën tentuan t’i arratiseshin policisë ishte e grabitur.

Kohë më parë, Mhillaj dhe Nikolla kishin tentuar të grabisnin një shtëpi, por ishin kapur nga pronarët.

ME TE LEXUARAT