VIP

Aleksandër Gjoka : Në Fier me mbuluan me leke, ja çfare ndodhi

Këndo këngën time“ rezervoi të tjera supriza dhe emocione në në ekranin e Vizion Plus.

Mbrëmja pati në qendër të saj të madhin Aleksandër Gjoka, sërisht nën pushtetin e ritmeve të muzikës rrok. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin  Aleksandër Gjoka zbuloi shumë rreth karrierës së tij artistike.

Gjithashtu Gjoka ka ndarë dhe një rrëfim ekskluziv një histori të atyre viteve në qytetin e Fierit.

I pyetur nga moderatori Ardit Roshi në lidhje me këtë histori, Gjoka u përgjigj:

“Kam qenë me “Grupin X”. Kemi pasur shumë miq në Fier dhe na propozuan  të bënim një koncert. Atëherë bëheshin në teatër, në teatrin e Fierit dhe ishte salla plot. Aty ka qenë çudia më e madhe sepse duke kënduar  na hidhnin lekë në skenë sikur të ishim në dasmë. Ne këndonim rrok ata na hidhnin lekë…  Kur kam ardhur në Tiranë ju them këtyre grupeve Bledar Sejkos, Redon Makashit, Elton Dedës,     “ Çuna ikni në Fier se atje ka lekë…” Të gjithë në Fier dhe u kënaqën… – ka përfunduar Gjoka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close