Serbia nuk i trembet paralajmerimit te SHBA, blen rraketa kunderajrore ruse

Bota

Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar raketash kundër ajrore, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit ballkanik në rast se blen raketa të tilla. Lajmin e sjellë radioja amerikane VOA, që duke cituar si burim Agjencia ruse e lajmeve “TASS”, thotë se sistemi raketor “Pancir” do të dërgohet në Serbi ‘gjatë muajve të ardhshëm në pajtim me kontratën e nënshkruar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka paralajmëruar Serbinë se blerja e armatimeve të tilla “mund të rrezikojë” vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, raporton VOA që vijon:.

Serbia mbetet aleat i Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Rusia ka ndihmuar Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë, helikopterë dhe tanke, duke ngritur shqetësime në rajonin e Ballkanit të dërmuar nga luftërat. Gjatë shkatërrimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë në vitet e 90-ta, Serbia ishte në luftë me fqinjët e saj; Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën.

Forcat ushtarake serbe janë të mbështetura pothuajse 80 për qind në teknologji sovjetike, një trashëgimi nga Armata Popullore Jugosllave dhe planifikojnë të blejnë pajisje nga të dyja palët, Rusia dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar forcat e saj ajrore të varfëruara nga luftërat ballkanike të viteve 1990.

ME TE LEXUARAT