Gazetari: Ja ku u vodh makina e perdorur ne atentatin ndaj Prokurorit

Aktualitet

Gazetari Flamur Vezaj dha disa detaje mbi atentatin e ndodhur më 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ku të plagosur mbetën Arjan Ndoja, prokuror i Durrësit, dhe Aleksandër Laho, i njohur si “i forti i Sukthit”, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën ditën e sotme.

Në lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Vezaj tha se makina me të cilën është e kryer atentati është vjedhur në Lushnje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai komentoi edhe akuzat e politikanëve mbi këtë çështje.

“Për sa i përket akuzave të politkanëve në studio, nuk më bën përshtypje sepse janë njësoj dhe kanë vepruar gjithmonë. Mua më shqetëson fakti se në Parlament kanë hyrë kriminelë. Duhet të na shqetësojë fakti që në mes të rrugës bëhen atentate të tilla”, tha Vezaj.

Por me konstatimin e fundit nuk ishte dakord gazetari Carlo Bollino, i cili tha: “Po kështu vepron krimi në të gjithë botën. Kriminelët në të gjithë botën ndjekin me makinë dhe qëllojnë me kallash”.

“Keni 50 të vrarë që nuk janë zbardhur akoma”, replikoi Vezaj.

ME TE LEXUARAT