Lajmi i fundit

Dosje hetimore ne makine? Ish-ministri: Vettingu per Arjan Ndojen nuk mjafton

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar lajmet mbi atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Ky i fundit mbeti i plagosur më 1 nëntor pasi mjeti i tij u sulmua në mbikalimin e Shkozetit në ecje, ku përveç Ndojit u plagos shoferi dhe miku i tij.

Ish ministri Manjani në këtë linjë shkruan se brenda në mjeti kishte dosje hetimore për më tepër ishte edhe ‘Rrumi’ i cilësuar si i forti i Shijakut. Mes të tjerash Manjani thekson se në këtë rast nuk mjafton vettingu për prokurorin.

“Dosje hetimore në makinën ku, për më tepër udhëton edhe “Rrumi” në të!
O pika mu në Prokuror!
Vettingu nuk mjafton në këtë rast…”, shkruan Manjani.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close