Lajmi i fundit

Atentati ndaj prokurorit/ Del rezultati i analizave balistike: U qëllua nga armët e gjetura

Prokuroria për Krimet e rënda siguron një tjetër provë të rëndësishme në hetimin për atentatin e Shkozetit, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa pasditen e sotme ndërroi jetë shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Analizat balistike kanë provuar se plumbat në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin në Shkafanë të Ishmit.

Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të njohur të botës së krimit.

Në sitën e Prokurorisë për Krime të rënda, janë duke kaluar disa prona që dyshohet se i ka përvetësuar familja Muharremi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë se një biznesi fare pranë vendit të ngjarjes, ku duken qartë dy makinat nga të cilat është qëlluar si dhe automjetit me të cilin udhëtonin prokurori Ndoj, shoferi i tij andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close