Lajmi i fundit

Redjan Rraja del ne gjykate: Nuk kam lidhje me atentatin ndaj Ndojes, e mesova nga mediat

Zbardhen detaje nga dëshmia në gjykatë e Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në Shkozet.

34-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e njeh prokurorin apo dy personat e tjerë që ishin në makinë.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen ku ka mbetur i plagosur prokurori dhe dy persona të tjerë. Nuk i njoh personat e përfshirë, ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë.”, eshte shprehur Redjan Rraja.

Ai ka dalë sot në orën 14:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë. Ai mbrohet nga dy avokatë Besnik Çerekja dhe Ilir Murati, të cilët kërkojnë lirimin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close