Këto jane simptomat e semundjes se leukemise

Soft

Ka disa simptoma të mbivendosura që tentojnë të tregojnë llojet më të zakonshme të leukemisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumica e qelizave të reja të gjakut që i prodhon trupi vijnë nga një substancë yndyrore që gjendet në sasi të mëdha në zgavrat e kockave, ku prodhohen qelizat e gjakut.

Për ata që vuajnë nga leukemia, njëra nga këto qeliza të reja të gjakut ndryshon dhe bëhet e keqe. Ajo pastaj fillon të klonohet, e në këtë mënyrë përparon edhe sëmundja.

Specialisti i informacionit në Qendrën Burimore të Informacionit për Leukemi dhe Limfomë, Meredith Barnhartt dhe Wadleigh kanë treguar se kur është fjala për leukemi, nuk ka asnjë shenjë të caktuar ose simptomë.

Por, ka disa simptoma të mbivendosura që tentojnë të tregojnë llojet më të zakonshme të leukemisë tek të rriturit.

Lodhja e shpeshtë– Nëse ju jeni  ndjeheni të pafuqishëm gjatë gjithë kohës, dhe sidomos në qoftë se energjia juaj ka pësuar një ndryshim të dukshëm  nga  si jeni ndjerë më parë atëherë tregoni mjekut tuaj këtë gjë.

Fajtor mund të jetë edhe anemia.

Lëkura e zbehtë- “Meqenëse keni më pak qeliza te shëndetshme,  mund të zhvillohet një anemi, e cila mund të çojë në lëkurë të zbehtë.”

Anemia mund të shkaktohet edhe në duart tuaja, duke i bërë ato  të ndjehen të ftohta gjatë gjithë kohës”, kanë thënë ekspertët.

Ethet dhe infeksionet– Qelizat e gjakut janë një komponent i rëndësishëm i sistemit tuaj imunitar.

Nëse këto qeliza të gjakut janë të pashëndetshme , siç është rasti me qelizat e prekura nga leukemia, atëherë pritet që rastet kur ndjeni ethe ose infeksione të shpeshtohen, ka thënë Wadleigh.

ME TE LEXUARAT