Politika

Vilat luksoze! Basha: Genjeshtrat e Rames per te hequr vemendjen nga skandalet

KORÇË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur nga Korça për akuzat ndaj tij dhe lajmet për një vilë të dhuruar. Basha deklaroi se nuk ka gënjeshtër që mund ta heqë nga detyra duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se gënjeshtrat kundër tij dhe familjes së tij, janë një përpjekje cinike e Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimet dhe skandalet dhe se nuk bëhet pjesë e kësaj loje.

“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, deklaroi Basha.

Sa i përket arrestimit të Redjan Rrajës, Basha përsëriti se është një luftë mes bandash në pushtet. “Nevojë akute për ndryshim përmes zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Kjo do arrihet duke bashkuar gjithë vullnetet pozitive të shqiptarëve. Nuk ka ndryshim pozitiv që mund ta ndalë asnjë qeveri dhe asnjë bashkëpunim mes qeverisë dhe krimit”, deklaroi kreu i PD.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close