Lajmi i fundit

Nga vrasja e Elton Cicos tek historia e Xhisieles, kush eshte stomatologu i arrestuar per Arjan Ndojen

Policia e shtetit njoftoi se ka arrestuar si të dyshuarin kryesor për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja, shtetasin Redjan Rraja, i cili është kushëriri i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai ka klinikë dentare në qendër të Fushë Krujës, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Redjan Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi ka qenë skeduar edhe për disa ngjarje të tjera në vitet e fundit.

Rraja është me profesion stomatolog, ndërsa ka qenë lakuar në dosjen e dhunimit të Xhisiela Malokut nga kushëriri i tij, Rexhep Rraja dhe i pranishëm në tavolinë me Elton Çiçon (kishin lidhje familjare) në Tiranë në 2016 kur u ekzekutua te lokal “De Niro” në zonën e ish-Bllokut.

 

Ai ka qenë i dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në lidhje me vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço.

 

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço. Ndërsa përsa i përket rastit të Xhisiela Malokut, vajza në një nga intervistat e saj në media asokohe deklaronte se ‘Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë “Na hape punë”./shqiptarja

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close