Bota

Microsoft “mbyll zyrat” çdo të premte, ja rezultatet e këtij eksperimenti

Kompania Microsoft në Japoni ka përdorur politika eksperimentale për të studiuar produktivitetin e punonjësve të saj në kompani.

Microsoft ka mbyllur zyrat çdo të premte të muajit gusht të këtij viti dhe stafit me orar të plotë i është thënë “pushim i veçantë”, i cili është paguar.

Gjatë kësaj kohe, takimet janë kufizuar në 30 minuta dhe diskutimet online janë inkurajuar si alternativë ndaj takimeve të drejtpërdrejta.

Pas këtij “eksperimenti”, ka rezultuar se shitjet janë rritur për gati 40%, se energjia elektrike është shfrytëzuar 23% më pak dhe 59% letra më pak janë printuar gjatë kësaj periudhe, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Ky eksperiment ka ndodhur pavarësisht pse Japonia njihet për një prej orareve më të gjata të punës në botë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close