Gazmend Bardhi i pergjigjet Rames: Je kryetari i organizates KÇK

Aktualitet

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, vjen një reagim nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bardhi i përgjigjet Ramës pasi ky i fundit tha se; “Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar”. Bardhi pyet kryeministrin se kush e ka penguar që t’i nxjerrë ‘ujin e zi’, Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben e Mark Frrokut apo Dakos.

Mes të tjerash demokrati tha se kryetar i organizatës KÇK është sot Edi Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi, Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben e Mark Frrokut? Ai i mbrojti ata, edhe kur u faktua botërisht se ishin trafikantë, përdhunues, vrasës.

Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Tom Doshit e Vangjush Dakos, që janë në listën e zezë të SHBA, por sot, njërit i ka dorëzuar pushtetin në Shkodër, tjetrit në Durrës.

Kush e pengoi Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut e Mark Babanit që i kandidoi në votimet e 30 Qershorit dhe i mbrojti deri në fund?!

Kush e detyroi Edi Ramen ta mbrojë Rrahman Rrajen dhe bandën e tij, që kërcënon, dhunon, vjedh, por për ta drejtësia nuk ekziston, sepse ata sigurojnë pushtetin e Edi Ramës.

Edi Ramen e solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes.

Edi Rama po u nxjerr ujët e zi vetëm qytetarëve të zakonshëm.

Që kriminelët të shkojnë pas hekurave, që korrupsioni të mos gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi duhet të largohet Edi Rama dhe të japë llogari para drejtësisë.

Kryetar i organizatës KÇK është sot Edi Rama.”, shkruan Bardhi.

ME TE LEXUARAT