Lajmi i fundit

“Do tu nxjerrim ujin e zi”, Rama reagon per atentatin ndaj Arjan Ndojes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me nje postim ne lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Kreu i qeverise ka pershendetur punen e policise, ndersa ka lajmeruar pergatitjen e nje ligji te posacem i cili sipas tij do tu nxjerre ujin e zi te denuarve dhe foleve te krimit duke reaguar me force ndaj prokuroreve e gjyqtareve te korruptuar.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit?Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së?

 

Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë./lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close