VIP

Bombë e LIIB në sheshxhirim, aktorëve Angelina Jolie dhe Richard Madden u rrezikohet jeta

Aktorja e njohur Angelina Jolie së bashku me aktorin Richard Madden kanë rrezikuar jetët e tyre gjatë xhirimit të filmit me superheronj, “The Eternals”.

Aktorët janë evakuuar nga sheshxhirimi për shkak të një bombe të Luftës së Dytë Botërore e pashpërthyer.

Të pranishmit në Fuerteventura të ishujve Kanarie treguan sesi paniku u përhap me shpejtësi gjatë xhirimit “The Eternals”  dhe ju dhanë urdhër të mbajnë një distancë të sigurtë nga vendi ku ndodhej bomba.

“Ishte tmerruese, bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të trazohej.

Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin në set dhe askush nuk po bënte asgjë. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të”, thonë burime të brendshme nga “The Sun”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close