Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet nipi i deputetit socialist, tentoi te largohej nga Shqiperia

Aktualitet

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në tre qytete kryesore të vendit, për të bërë të mundur gjetjen e personave të dyshuar për atentatin e të premtes në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Kontrollet janë të përqendruara kryesisht në zonën e Fushë-Krujës, në Tiranë dhe në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë është shoqëruar në polici i riu Redian Raja i cili po tentonte të largohej nga Shqipëria, i dyshuar mbi atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Ai është nipi i Rrahman Rrajës, deputet i Partisë Socialiste, dhe dyshohet i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Ai nuk ka pranuar të jetë i përfshirë në atentat, por autoritetet e kanë identifikuar nga ADN-ja.

Në këtë atentat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, Arjan Maloku dhe Pëllumb Muharremi.

Kujtojmë që emri i Redian Rrajës është përmendur nga ish-oficeri i policisë gjyqsore Nuho në dosjen “Xhisiela”.

ME TE LEXUARAT