Gazetari: Arjan Ndoja nuk eshte Falkone shqiptar, e qelluan per pronat

Aktualitet

“Nuk mund të themi që ky është prokurori më i mirë. Ky nuk është Falkone shqiptar, por unë do ta lidhja këtë histori me pronat”. Kështu u shpreh gazetari ABC Story Ferdinand Dervishi ka folur në studion e “Mbrëmjen në ABC News’ të Mirela Milorit, në lidhje me atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj. Sipas tij kjo ngjarje ka lidhje me mafien e pronave në Shqipëri dhe tjetërsimin e tyre.

“Unë do ta quaja mafia e pronave në Shqipëri, ose grupime kriminale që merren me tjetërsime pronash. Duke parë se me kë ishte prokurori në makinë mund të bëhet një lidhje e tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jemi në shpërthim të disa konflikteve që kanë të bëjnë me mafien e pronave që kanë gjeneruar miliona euro, shkojnë deri atje sa i vënë pistoletën në kokë kryeregjistruesit. Jemi në një moment që këta njerëz janë bërë shumë të pushtetshëm, të pasur dhe po krijohen konflikte të këtyre me shtetin”.

ME TE LEXUARAT