Lajmi i fundit

17-vjeçari perplas te moshuarin per vdekje, largohet nga vendngjarja

Divjakë- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Divjakës ku si pasojë ka humbur jetën një person. Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur N.P, 88 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.

Viktima lëvizte në këmbë, teksa është përplasur nga një motor që drejtohej nga një 17-vjeçar E.B. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close