Goditet lojtari i Maliqit, trajneri: Ishim ne rrezik per jeten, por dolem gjalle

Sport

Akte dhune shoqeruan ndeshjen e sotme në Kategorinë e Dytë Këlcyra-Maliqi e cila diten e sotme perfundoi me rezultatin 1-1.

Një futbollist i Maliqit, emri i të cilit ende nuk eshte publikuar, sipas trajnerit për arsye familjare është goditur gjatë ndeshjes me grusht në nofull dhe ka përfunduar fillimisht në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u nis drejt Tiranës me urgjencë për mjekim më të specializuar, pasi ka dëmtime serioze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri i Maliqit Egli Malësia deklaroi se ishte mbrojtësi i Këlcyrës, Aristidhis Coli që goditi futbollistin e ekipit të tij.

Tekniku theksoi se jeta e lojtarëve ishte në rrezik, pasi janë goditur gjatë gjithë ndeshjes. Malësia thotë se në kushtet aktuale po mendon tërheqjen nga kampionati.

ME TE LEXUARAT