Lajmi i fundit

Cfare fshihet pas urdherit “Mos i operoni shqiptaret”, mjeku: Do flas, nuk iki ne Gjermani

Koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi.

Nisur nga kjo situate ministria e Shendetesise ka bere kërkesën ndaj mjekeve duke u thene qe te operojne më pak të sëmurë dhe nderhyrjet ti kryejne vetem ne raste te renda.

Nisur nga kjo situate e denoncuar nga media dhe KLSH, mjeku Artan Koni bën reagimin ku shpjegon se sikur shteti ta bënte me fonde publike dhe jo me koncesion privat sterilizimin, me aq para sa harxhon do të mund të operonte….sa??? Plot 7 milionë shqiptarë në vit.

Ja pse sipas këtij profesionisti të guximshëm, që në vend të emigrojë në Gjermani zgjedh të ngrejë zërin, koncesioni i sterilizimit është një grabitje spektakolare.

Mjeku kirurg: Kam vendosur të flas… ministria na ka kerkuar të ulim numrin e operacioneve

Kirurgu Artan Koni na tregon se si Ministria e Shëndetësisë i dërgon letër këtë vit spitaleve dhe u kërkon të kryejnë më pak operacione sepse buxheti i parashikuar për koncesionarin që kryen sterilizimin e mjeteve kirurgjikale, ka shteruar. Për rrjedhojë pacientë duhet të presin, ose të vdesin. NDIQNI VIDEON ? dhe SHPERNDAJENI

Gepostet von Zgjohu Shqiptar am Samstag, 26. Oktober 2019

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close