Bota

Burri fiton per te dytin vit radhazi lotarine 1 milion dollar

Rolf Rhodes fitoi 1 milion dollarë në lotarinë në Massachusetts, ndërkohë që të njëjtën lotari e kishte fituar edhe një vit më parë. Megjithatë, ka edhe raste të ngjashme e Rhodes nuk ka pasur më shumë fat se disa të tjerë.

Majin e vitit të kaluar, burri fitoi 650,000 të cilat zgjodhi t`i merrte në dorë menjëherë në vend që t`i dorëzohej një çek prej 50,000 dollarësh për njëzet vjet.

Ende pa shpenzuar të parin, Rhodes mori këtë super çmim të dytë, me të cilin nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë. Sidoqoftë, fitorja e dyfishtë e tij nuk është një rast i izoluar.

Në vitin 2013 James Bozeman nga Florida fitoi 3 milionë dollarë, kur një vit më parë kishte marrë çmimin e 10 milionë dollarëve. Në Francë, një burrë fitoi 1 milion euro kur luajti në lotarinë EuroMillions në 2016 dhe 2018. Probabiliteti për këtë, ishte një në 16 mijë miliardë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close