“Me jep 200.000 leke, te gjej pune ne shtet”, ndalohet se ‘nuk mbajti fjalen’

Aktualitet

Burimet zyrtare njoftuan diten e sotme se nje 35 vjeçar me iniciale Th.D., banues në Korçë, është ndaluar nga policia pas urdhrit të dhënë nga Prokuroria, pasi dyshohet së ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi Th.D., i ka përvetësuar një 58-vjeçari nga Korça, shumën prej 200.000 lekë me premtimin se do t’i siguronte këtij të fundit një vend pune pranë një institucioni, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme tek drejtuesit e tij.

ME TE LEXUARAT