Nis kqyrja e makines, prokurori Ndoji flet per hetuesit: Nuk e di kush na qelloi

Aktualitet

Policia ka nisur mëngjesin e sotëm kqyrjen e makinës së gjetur pranë varrezave të fshatit Shkafanë të Ishmit, në Durrës, e cila dyshohet se i përket autorëve të sulmit me armë ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Ndonëse automjeti u gjet që mbrëmjen e djeshme, grupi hetimor zgjodhi të bënte kqyrjen në mëngjes, duke shfrytëzuar dritën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brenda makinës u gjetën dy armë kallashnikovë dhe dy maska, që mendohet se janë përdorur nga atentatorët.

Policia sekuestroi dje edhe kamerat e sigurisë përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, nga ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, për të verifikuar lëvizjet e autorëve.

Si pasojë e plumbave, prokurori Ndoja mori plagë të lehta, ndërsa Muharremi dhe shoferi Andi Maloku u plagosën më rëndë.

Nderkohe mesohen detaje nga deshmia e prokurorit i cili ka thene se para ngjarjes ka qene ne nje restorant ne Durres ku eshte takuar me Landi Muharremin. Ai ka deklaruar se nuk e di kush mund ta kete qelluar dhe se nuk beson se ka qene ai objektiv i ngjarjes.

ME TE LEXUARAT