Lajmi i fundit

Mbledhja urgjente per Shkodren, Sterkaj akuza për emerimet, reagon Rama

Debatet kanë shoqëruar mbledhjen e sotme në selinë e PS mes kryeministrit Rama, deputetëve dhe drejtuesve të rajonit të veriut.
Burime nga mbledhja kanë bërë të ditur se deputeti socialist Paulin Sterkaj i është ankuar kryeministrit Edi Rama se emërimet në Shkodër janë kthyer në tendera politik!

Sipas burimeve mësohet se kryesocialisti e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa ka thënë se këtë çeshtje do ta rregullojë vetë dhe për këtë pritet që të hënën të mbledh qarkun e shkodres

“Për aq kohë sa ju nuk vendosni mes jush, do t’i vendos unë”, ka thënë Rama.

Në mbledhjen e së hënës do të diskutohet për emërimet e drejtorëve të rinj në Shkodër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close