Lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT/ Konflikt me arme zjarri ne Durres, dyshohet per te plagosur

DURRËS
Të shtëna me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek mbikalimi i Shkozetit, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes disa personave.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Paraprakisht thuhet se ka të plagosur.

Një ngjarje sapo është shënuar në qytetin bregdetar të Durrësit ku një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mes personave ende të pa identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit ndërsa raportohet paraprakisht se janë plagosur të paktën 4 persona.

Nga burimet bëhet me dije se është shkëmbyer zjarr mes grupeve që ndodheshin në dy automjete ndërsa e gjithë skena ka shkaktuar panik.

Të plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close