Bota

Kalifornia ne “lufte” me zjarret, vatra te reja ne jug

Zjarre të reja shpërthyen në jug të Kalifornisë, duke djegur mijëra hektarë tokë.

Gjatë dy javëve të kaluara, kushtet ekstreme të motit, përfshirë erërat e forta, i nxitën zjarret dhe i detyruan mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre.

Në rajonet veriore, mbi 77,000 hektarë vreshta u dogjën, përpara se të niste dobësimi i erërave, thanë autoritetet.

Në jug, zjarrfikësit shpresojnë t’i vënë flakët nën kontroll, pasi erërat do të qetësohen gjatë fundjavës.

Sipas Departamentit të Pylltarisë dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, gati 200,000 hektarë tokë janë djegur deri më tani në 6,190 incidente zjarri, ndërsa 698 ndërtesa dhe shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar.

Guvernatori i shtetit të Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli këtë javë gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare.

Po këtë javë, rreth 1.1 milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, pasi kompania e furnizimeve Pacific Gas & Electric e ka ndërprerë qëllimisht rrymën, si masë për parandalimin e zjarreve.

Energjia është rikthyer në pjesën më të madhe të shtëpive, u tha ndërmarrja mediave lokale.

Zjarret e vitit të kaluar në Kaliforni kanë lënë rreth 100 njerëz të vrarë.

“Stina e zjarreve” atje tradicionalisht ka filluar në verë dhe ka zgjatur deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Si shkaktarë kryesorë për këtë përmenden kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike./REL

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close