Donald Trump: Edhe Italia do te ishte me mire jashtë BE-se

Bota

Italia do të ishte shumë mirë jashtë Bashkimit Europian. Është kjo deklarata e Donald Tramp, gjatë një bisede me Najxhel Faraxh gjatë një program radiofonik të drejtuar nga lideri i Partisë Brexit në Britaninë e Madhe.

Duke komentuar shtyrjen e fundit për divorcin me Brukselin, presidenti amerikan u shpreh i zemëruar për faktin që Londra po mbahet ende në Bashkimin Europian. Më pas ai shtoi se dhe vende të tjera do të ishin shumë më mirë pa Bashkimin Europian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ndërhyrje e ashpër në situatën delikate politike italiane. Një deklaratë që rrezikon rindezjen e ideve anti europiane pikërisht në momentin kur, me qeverinë e re Konte, Roma është rivendosur në fushën e BE.

Kjo duke rimarrë rrugën e një dialogu më intensive dhe bashkëpunues me Brukselin, duke filluar nga dosja shumë delikate e manovrës ekonomike.

Ndërkohë CNN raporton se administrate Tramp po vlerëson idenë për të shtuar vende të tjera në listën e ‘ndalimit të udhëtimit në territorin amerikan’. Pjesa më e madhe janë vende të fesë muslimane. Në vlerësim janë të paktën pesë vende.

Deri tani ndalimi për hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlen për Iranin, Libinë, Somalinë, Sirinë dhe Jemenin, përveç Venezuelës dhe Koresë së Veriut.

ME TE LEXUARAT