Borchard inkurajon median: Veproni me profesionalizem

Aktualitet

Ambasadori i OSBE-së, Berndt Borchard, në Tiranë gjatë fjalës së tij në tryezën e “Forumit të Mediave” u ndal tek zhvillimi i platformave on-line, ndërsa vuri theksin tek informacionet që ato përcjellin. Ai  theksoi se disa platforma abuzojnë mbi lirinë e të shprehurit duke shpërndarë informacione të pavërteta tek opinioni publik.

Gjithashti Borchard u ndal edhe tek rastet kur gazetarët janë kërcënuar për shkak të detyrës. Sipas tij, OSBE nuk i ka harruar ato raste, por shtoi se institucioni që ai përfaqëson është në krah të gazetarëve  teksa i ftoi ata të mos ndalen në misionin e tyre në raport me të vërtetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Media on-line është zhvilluar shumë kohët e fundit në krahasim me vitet e kaluara dhe kemi vënë re një zhvillim të madh të medias online. Kemi projekte tona lidhur me median, projektet tona të fundit. Sa i përket progresit kanë qenë çështje të cilat duhet të adresohen dhe është e rëndësishme që duhet t’i jepet profesionalizmit. Kemi thirrur ekspertët për të dhënë rekomandimet për këtë çështje  sa i takon ndikimeve të medias,  ka disa faqe  në internet që përdorin informacion të ndikueshëm të anshëm dhe të pavërtetë dhe pronarët e tyre nuk dihen se kush janë dhe nuk mund të bëjmë sikur kemi harruar disa raste që gazetarët  janë kërcënuar dhe ne e kemi ndjekur nga afër këtë çështje.

Këto çështje janë të rëndësishëm për tu ndjekur dhe janë shumë e rëndësishme ndryshimet në ligjin mbi media,. Kemi përfaqësues për medias së lirë për të zhvilluar më në detaj dhe  do japim  mbështetjen tonë për profesionistët e medias. Inkurajojmë gazetarët të bëjnë  më të mirën e tyre dhe ne kemi dhënë rekomandimet e tyre sa i përket medias, mbi të gjitha mbi transparencën dhe ndaj profesionalizimit në media. Këto janë disa çështje që nuk kanë të bëjnë  vetëm me qeverinë, por janë detyrat që janë edhe për gazetarët”-tha ai.

ME TE LEXUARAT