Atentati ne Shkozet, prokurori ne makine me te fortin e Shijakut
Tre personat qe kane mbetur të plagosur në atentatin në Durrës, mes tyre dhe prokurori i shumëpërfolur Arjan Ndoja, po merren ne pyetje nga policia.
Dy personat e tjerë janë identifikuar si Aleksandër Laho apo ndryshe Landi Muharremi, i cili u akuzua 3 vite më parë për dhunimin e biznesmentit amerikano-libanez Faadi Mitri, për çështje pronash në Gjirin e Lalzit dhe Andi Maloku shoferi i prokurorit, i cili është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Muharremi njihet ndryshe dhe si i forti i Shijakut.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela si dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu. Mesohet se çeshtja eshte marre nga Krimet e Renda.