Stresi tregon prapesine me te madhe qe ka bere i vogel

Aktualitet

A e dini ju që Stresi është larguar nga shtëpia kur ishte në klasë të dytë?

Ndonëse sot, një nxënës i klasës së dytë s’mund të marrë vendime të tilla të mëdha, reperi e ka bërë dhe madje ka vjedhur edhe lekë në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stresi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku mes të tjerash u pyet për gabimet e fëmijërisë.

Pa u menduar gjatë, ai tregoi një episod që ka ndodhur kur ishte në klasë të dytë, dhe vodhi lekë në shtëpi.

“Cila ka qenë prapësia më e madhe që ke bërë kur ke qenë i vogël?”

“Kam vjedh lekë ne shtëpi. Kam marr dy shokë me vete, jam nisur për Korçë.  Kemi dash me ik në Greqi, por babi im ka qenë shumë i shkathët dhe erdhi më kapi në Bilisht. Më kapi dhe më rrahu, nga Korça deri në Tiranë”, tha Stresi duke qeshur.

Reperi foli edhe për eksperiencën e burgut, ku qëndroi për 8 muaj. Ai e bëri të dukej se ishte tepër e lehtë dhe se ia ka kaluar super:

“Ishte eksperiencë tjetër, krejt ndryshe, por jo e vështirë. Ishte e vështirë për ata që ia bëjnë vetes të vështirë. E kalova shumë mirë. Kishim aktivitetet në dhomat tona .. u bëmë bashkë me bashkëvuajësit. Kisha dhe njerëz të njohur, sepse kështu funksionojnë burgjet në Shqipëri, vjen dikush një mik të merr nga jashtë: ‘Shiko ma sistemo se është miku im’. Atje ka një rregull më të fortë se ne jashtë. Fjala e dhënë është fjalë e dhënë. Pikë zbatohet. Nuk ka shans që të shkelet. Është një botë tjetër atje”

ME TE LEXUARAT