Bota

Stoltenberg i kerkon Rusise te largohet nga pjesa lindore e Ukraines

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ruse nga territori ukrainas. Duke folur në një konferencë për media në Kiev pasi ka diskutuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Stoltenberg tha se Moska duhet të kthejë tri anije ukrainase, të cilat i kishte kapur në Ngushticën e Kërçit në nëntor të vitit të kaluar.

“NATO-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia. Rusia duhet t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës”.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se NATO-ja planifikon të rrisë mbështetjen për Ukrainën dhe Detin e Zi, duke kryer stërvitje ushtarake në këtë rajon. Rusia pretendon se anijet ukrainase të kapura në Ngushticën e Kërçit kanë qenë në ujërat territorialë të Rusisë, mirëpo këto deklarata janë hedhur poshtë nga Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, me seli në Hamburg, shkruan rel. Kreu i NATO-s është cituar t’i ketë thënë presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskiy se marrëveshjet e paqes, që janë arritur me qëllim të dhënies fund të konfliktit në mes të Ukrainës dhe separatistëve rusë, duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja anët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close