Politika

Grida Duma: Listat e hapura i japin fitoren PD-se

Ish-deputetja Grida Duma tha në emisionin “Real Story”, se nëse ka një gjë që e bën fituese Partinë Demokratike janë listat e hapura.

“Nëse ka një gjë që e bën PD fituese sot, janë listat e hapura. Ka shumë komponentë që mendojnë se listat e hapura janë më të rëndësishme”, tha Duma.

Ndërsa pyetjes se çfarë do ndodhte nëse Guma dilte në e votuar se Basha, ish-deputetja i është përgjigjur: “Nuk besoj se ndodh kurrë që të dalë para Bashës. Kryetari i partisë është zgjedhur një anëtar, një votë, nuk ka fare problem. Nëse votohet në pesë emra, pas diskutim që kryetari është i preferuari aty.

Duhet t’i çlirojmë kryetarët e partive nga një listë personale. Nëse ka një kërkesë që vjen sot demokratët është meritokraci. Kur të vijmë në pushtet të kuptohet kush e ka bërë opozitën. Të na njihet demokracia. Sot duhet t’i qasemi njerëzve me një drejtësi transparente, është trend global. Nuk po var askënd, disa gjëra normal që nuk bëhen mirë, nuk ka problem”.

Lubonja: Mos të harrojmë se edhe Rama fitoi me lista të mbyllura, pra fitorja nuk është e lidhur me listat. Ne thamë që aty në Shkodër ishin zgjedhur ca të fortë që fitojnë Shkodrën dhe Rama ka zgjedhur ca nga ata dhe ka fituar jo vetëm këtë qytet. Ju thoni se ne morëm këtë profesorin e ndershëm, por ai nuk ka as lekë, as njerëz, por vetëm ide. Por, për fat të keq, këtu fitojnë “të fortët”. Kjo zgjidhet duke krijuar vërtet besimin te njerëzit, por kjo do kohë. Për shpejt, fitohet duke kapur të fortët.

Minxhozi: Unë pretendoj se informacionet që vijnë nga fillesat e Reformës Zgjedhore janë më skeptike dhe nuk shtyjnë drejt listave të hapura. Mesa di unë, edhe ekspertët e huaja, edhe partitë e mëdha dhe dy liderët, janë të kapur fort pas listave të mbyllura.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close