VIP

Gaz Paja dhe Ira Seferi behen prinder

Pas dasmës madhështore në qershor, për Gazin dhe Irën nuk kanë të mbaruar ditët e lumturisë. Burime për G.SH bëjnë me dije se çifti ditën e sotme janë bërë prindër për herë të parë.

 

 

Ira ka sjellë në jetë djalin e parë. Vetëm në fillim të këtij muaj, ajo festoi dhe ditëlindjen e saj të 25-të. Mes një feste mes miqve dhe familjarëve, nuk kishte sesi mos të dallohej barku i rrumbullakosur i bashkëshortes së aktorit të mirënjohur.

 

 

Kujtojmë se pak pas martese, doli dhe lajmi se çifti ishte në pritjen e fëmijës, ndonëse kishin vendosur të mbanin gjithçka larg vëmendjes së publikut. E sot nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë vogëlushit jetë të gjatë dhe të lumtur!

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close