Jonida Maliqi fshin foton dhe kerkon ndjese

Showbiz

Kengetarja Jonida Maliqi ka kerkuar faje dhe ka fshire foton ku kishte dale me nje majmun. Adresimi i saj me kerkimin e faljes, erdhi pas reagimeve te ashpra te fansave ne lidhje me respektimin e te drejtave te kafsheve.

Reagimi i Jonida Maliqit:

“Kanë ardhur në adresën time shumë akuza për mungesën e ndjeshmërisë ndaj kafshëve. S’më duket normal sensi ekstrem i gjykimit, por mirëkuptoj ndjeshmërinë tuaj ndaj fenomenit që më ka bërë të reflektoj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkoj ndjesë nëse kam prekur ndjeshmërinë e dikujt. Ishte një kalim i thjeshtë pranë një majmuni, kafshë që e kam dashur që fëmijë! Nuk mendova gjatë, dalja në foto ishte spontane dhe s’kishte për qëllim evidentimin e zinxhirëve që nuk i kisha vënë re.

Mendoj si ju! Është e gabuar që kafshët të lidhen me zinxhirë. Mendoj që edhe moda dhe pasioni për fotografinë duhet të kapërcejnë tundimin për të dalë në foto me një kafshë që abuzohet.

Por s’do të ishte në fuqinë time ta ndryshoja fatin e asaj kafshe. Ajo që mund të bëj për t’ju respektuar juve dhe për të thënë timen mbi fenomenin është të fshij foton.

Sikurse njerëzit, edhe kafshët duhet të jetojnë lirinë si dhuratën më të madh

Faleminderit për mirëkuptimin!

ME TE LEXUARAT