Voda behet pishman per sharjet ndaj shqiptareve

Aktualitet

Ish drejtori i FSDKSH Aurel Voda ka ndarë një mesazh tjetër gjatë ditës së sotme ku kërkon falje për sharje dhe fjalorin banal të përdorur në reagimet tij në rrjetet sociale pasi rilindja deshtoi që te hapte negociatat me BE.

Ja mesazhi i sotshëm i rilindasit Voda:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.

Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.

Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.

Iu kërkoj falje edhe atyre.

Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.

ME TE LEXUARAT