Vlore, sherr ne lokal me shkopinj gome, arrestohen dy persona

Aktualitet

Një sherr fizik mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku janë përdorur dhe shkopinj gome.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bëri të ditur se dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

 

 

Ja njoftimi i plotë i policisë:

 

Pas një konflikti fizik midis njëri-tjetrit, Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe procedon në gjendje të lirë 2 të tjerë.

 

 

Mbrëmjen e kaluar, në ambientet e një lokali në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti ndërmjet njëri-tjetrit për motive të dobëta, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Th.M., 42 vjeç pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka përdorur shkop gome, në cilësinë e armës së ftohtë.

 

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli personal këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

 

Gjithashtu, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit A.L dhe Xh.A për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Th.M.

 

ME TE LEXUARAT