Te maskuar kunder helmit, nis shqyrtimi i zarfeve me fletvotime te ardhura nga Serbia

Aktualitet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani ka filluar shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon.

“Pra, që ta dijmë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka deklaruar Elezi.

 

 

Ai ka shtuar se për këtë proces janë në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera.

 

“Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”.

ME TE LEXUARAT