Politika

PD cakton emrat e grupit te punes per reformen zgjedhore

Opozita pritet të mbledhë nesër grupin e punës për reformën zgjedhore. Kështu deklaruan burime zyrtare për Neës24. Ndërkohë po nesër maxhoranca dhe opozita parlamentare mblidhen në komisionin e posaçëm.

Tashmë janë caktuar dhe emrat. Burimet thanë se opozita ka vendosur qe grupi i punës për Reformën Zgjedhore të drejtohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi. Nga PD do të jenë pjese e grupit z. Oerd Bylykbashi, z. Ivi Kaso, z. Enkelejd Alibeaj, z. Çlirim Gjata, z. Endri Hasa dhe z. Arben Ristani. Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune: LSI ka caktuar 3 përfaqësues; PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.

Po sot, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi se opozita mbetet e angazhuar me reformën zgjedhore dhe se qëndrimi është bërë i qartë në tryezën e OSBE.

“Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tone për Reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”, deklaroi Bardhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close