Lirohen papritur porositesi dhe ndihmesi i atentatit ndaj Artan Cukut

Aktualitet

Gjykata ne Greqi ka liruar bashkëpunëtorin e vra.sjes se ish-kryekomisarit Artan Cuku.

Shtetasi Kristaq Leci u arrestua në Greqi më datë 12 gusht me kërkesë të autoriteteve tona, por për arsye ende të paqarta u lirua ne kohen që duhej të ekstradohej në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë për akuzat ndaj tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më parë, Greqia kishte refuzuar ekstradimin drejt vendit tonë të Kristaq Lecit, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku më 8 prill të 2017-s, ndërsa mbetet ende i paqarta shkaku që çoi në lirimin e tij.

Më herët Gjykata e Lartë greke kishte refuzuar edhe ekstradimin e Bledar Jambellit me argumentin se në vendin tonë i rrezikohej jeta, duke e lënë më pas të lirë.

Sipas hetimeve të prokurorisë shqiptare kjo vrasje është porositur nga Bledar Jambelli, një person që ishte arrestuar më parë nga komisari Cuku.

Pikërisht ky arrestim dyshohet të ketë qenë edhe shkaku për urdhërimin e vrasjes se ish-drejtorit të policisë, në shenjë hakmarrjeje. Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda është vendosur data 31 tetor për nisjen e procesit gjyqësor për Bledar Janbellin.

Kristaq Leci, dyshohet si bashkëpunëtori i Mikel Shallarit në ekzekutimin e drejtuesit të lartë të policisë Artan Cuku pranë banesës së tij në Tiranë.

Kristaq Leci, sipas informacioneve të bëra publike dhe hetimeve të prokurorisë, thuhet se ka qenë ai që ka informuar Mikel Shallarin për lëvizjet e komisar Cukut.

Leci gjithashtu njihej edhe me emrin Gerti Kajo. Komisari Artan Cuku u ekzekutua nga Mikel Shallari i cili ka rrëfyer në gjykatën e krimeve të rënda të gjithë ngjarjen e plotë duke zbuluar edhe emrin e porositësit. Bledar Janbelli ishte larguar nga Shqipëria menjëherë pas vrasjes se Cukut. /abcnews

ME TE LEXUARAT