Hashim Thaçi hap letrat: Azem Hajdari shantazhonte Berishen per Millosheviçin

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbërthyer të gjitha prapaskenat që ndodhnin me politikën, gjatë kohës kur u zhduk Remzi Hoxha. Ai lëshon akuza të forta ndaj ish – presidentit të asaj kohe, Sali Berisha.

“Sipas Aliut, dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë, ishin diskutuar dy çështje apo vendosur, e para ishte marrëveshja trepalëshe Berisha, Millosh, Gligorm për vijimin e kontrabandës. E dyta ishte marrëveshje Millosheviç Berisha bilateral, shitblerje e armëve nga Shqipëria për Jugovllavinë për njësitet ushtarake e paraushtarake në Kroaci e Bosnje, por edhe njësi tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik, edhe në Kosovë që ndodhi më vonë”, tregon Hashim Thaçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basri Zuka, Sekretari i Shoqatës që drejtonte Remziu i dërgon një letër Ibrahim Rugovës ku e informon lidhur me sa ata ishin dëshmitarë, duke i shprehur dyshimet e veta.

“-Rugova e pyet Berishën, i thotë a është e vërtetë kjo që flitet apo jo? Berishës i bie në vësh që Remzi Hoxha e dika këtë fakt dhe na paska përcjellë”, tregon Ardian Hoxha, djali I Remzi Hoxhës.

“Sipas Ailut gjithmonë një dëshmi e tillë kishte përfunduar në duart e Azem Hajdarit, e ai në atë kohë shantazhonte presidentin Berisha në atë kohë, raportet ishin aq të acaruar e çuan në përplasje ndoshta edhe me pasoja për Azemin më vonë”, rrëfen për Top Story ish – komandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi.

ME TE LEXUARAT