Kosova - Rajoni

Flet Vuçiç: Albin Kurti tri here me i veshtire se Haradinaj

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”, ka folur për një sërë çështjes që po e preokupojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përshirë dialogun Prishtinë-Beograd dhe ngecjen në procesin integrues të rajonit në Bashkim Evropian.

Teksa ka folur për ardhjen në pushtet të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe mundësinë për heqjen e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit,  Vuçiç ka thënë se duhet të pritet për të parë se çfarë do të mund të bëhet.

“Nëse Kurti dëshiron të rirregulloj diçka, atëherë le të shohim se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Vuçiç për “Derstandard”.

Ndërsa teksa ka komentuar ardhjen e Kurtit në pushtet dhe mundësinë e rinisjes së dialogut, Vuçiç ka thënë se ndjehet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi që sipas tij, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV’së “janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit”.

“Kam frikë për ndikimin (që mund të ketë në dialog). Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close