Vrasja e 55-vjeçarit/ Po transportonte produkte ushqimore per ne fshat

Aktualitet

SHKODËR

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetari i “BalkanWeb”, Senad Nikshiqi ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e sotme në Shkodër, ku një 55-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Sipas gazetarit, viktima Lazër Arra u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Kanë qenë të afërmit e tij ato që kanë parë 55-vjeçarin të shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete dhe më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë e Shkodrës.

“Ky shtetas ka qenë duke transportuar disa produkte ushqimore me kuaj nga ara në rrugën e makinës, produkte këto të cilat do t’i sillte më pas me makina rasti në Shkodër. Një apo disa persona e kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur”-tha ndër të tjera Nikshiqi.

ME TE LEXUARAT