Vetevendosja kritika Rames: Po na shkakton dem te madh me miqesine me Serbine

Aktualitet

Deputetja Albulena Haxhiu, në një intervistë për KosovaPress, ka lëshuar kritika të forta ndaj Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ka dëmtuar Kosovën me sjelljen që ka treguar ndaj Serbisë.

“Republika e Shqipërisë duhet ta shikojë Serbinë ashtu siç e shikon Kosova. Mendoj që qeverisja aktuale nuk e ka parë Serbinë si Kosova. Këtu na ka shkaktuar jashtëzakonisht dëm të madh. Për faktin se ajo duhet të trajtojë Serbinë mënyrën çfarë është, ka pasur veprime të tilla, sikur takimi i fundit. Ne kemi kundërshtuar këtë dakordim të tyre, kemi pas qëndrime nga organizata jonë që vepron në Shqipëri. Kjo është në kundërshtim me interesat e Kosovës. Prandaj nuk e kemi mbështetur”, është shprehur Haxhiu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy javë më parë, kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ranë dakord gjatë një takimi në Novi Sad, që brenda vitit 2021 të eliminohen kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit. Ndërkohë që Kosova nuk ishte pjesë e këtij takimi.

ME TE LEXUARAT